Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 444

Foto: arkiv

Certifikata e BE-së për Covid-19 nuk duhet të çojë në diskriminim

Qëllimi i miratuar për zvogëlimin e gazrave të serës me 55% deri në 2030 e vë Bullgarinë në një pozitë të vështirë, tha Presidenti Rumen Radev duke hyrë në Këshillin Evropian në Bruksel. "Në këtë situatë mundësitë e Bullgarisë për manovrim janë jashtëzakonisht të kufizuara. Prandaj, ne do të këmbëngulim për të marrë parasysh specifikat e shteteve të veçanta dhe startin e ndryshëm të vendeve anëtare. Do të insistojmë gjithashtu për futjen e masave të cilat ta mbrojnë konkurrencën dhe ta sigurojnë tolerancën sociale të tranzicionit të gjelbër, "tha ai.

Me rastin e diskutimit të certifikatës unike për Covid-19, Radev tha se dokumenti nuk duhet të krijojë pengesa dhe detyrime të reja dhe të çojë në diskriminimin e qytetarëve evropianë.


Testet për Covid-19 në greqisht vendosën turistë bullgarë nën një karantinë 10-ditore

Shtetas bullgarë që ktheheshin nga një udhëtim i organizuar në Greqi u vunë nën karantinë 10 ditore për shkak të testeve për Covid-19 në gjuhën greke të cilat ata i paraqitën para autoriteteve shëndetësore në pikën kufitare “Kullata”. Këtë e njoftoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal në qytetin Bllagoevgrad.

“Punonjësit tanë kryen punën e tyre mirë. Ne nuk duhet të dimë greqishten”, theksuan nga inspektorati shëndetësor.

Në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë theksohet që me të hyrë në Bullgari, si bullgarët ashtu edhe shtetasit e vendeve të tjera të BE duhet të paraqesin teste negative PCR ose antigjeni, të shkruara në latinisht dhe të kryera në laboratorë të licencuar.


Të kuruarit janë katër herë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19

Për të dytën ditë me radhë rastet e reja të koronavirusit janë 81, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 1.78% janë mostrat pozitive nga 4550 testet e kryera. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Varna - 14, në Silistra - 8, në Vidin - 7. Në Vraca, Dobriç, Kërdxhali, Montana, Pernik, Razgrad, Smoljan, Tërgovishte dhe Shumen nuk ka raste të reja.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 25 511. 3781 pacientë janë të shtruar në spital. 406 ishin infektuar në kujdesin intensiv. 318 persona u kuruan. 17 njerëz me koronavirus vdiqën.

5172 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë është 1 265 855. Ata të imunizuar me të gjitha dozat janë 504 932.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..

botuar më 25-02-26 6.48.MD