Në një takim në Sofje Kryeministri Stefan Janev dhe ambasadori kinez në Bullgari Dun Sjaoxjun shprehën dëshirën për të forcuar lidhjet ekonomike dhe tregtare dhe për të vazhduar dialogun mbi temat me interes të përbashkët.
Theksi u vu mbi zgjerimin e hyrjes në tregun kinez për produkte dhe shërbime bullgare me cilësi të lartë dhe në marrjen e lejeve të nevojshme nga pala kineze për të importuar më shumë produkte bujqësore bullgare në Kinë.
U theksua potenciali për tërheqjen e më shumë investimeve nga Kina në Bullgari.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...
Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...