Në një letër, Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev ftoi një delegacion të autoriteteve ruse të vizitojë vendpushimet bullgare për t’u siguruar në vend për masat e marra për sigurinë e turistëve në pandeminë Covid-19, njoftoi Asociacioni i Operatorëve Turistikë Rusë - ATOR.
Në letër theksohet se marrëdhëniet ruso-bullgare bazohen në traditat e lashta dhe lidhjet historike dhe se Rusia është një treg turistik me prioritet. Kujtohet se para pandemisë qindra mijëra qytetarë rusë zgjodhën vendin tonë për pushime për shkak të shumëllojshmërisë së produktit turistik bullgar.
Donev gjithashtu kujton se nga 1 maj 2021, Bullgaria hapi kufijtë e saj për turistët rusë dhe tashmë lëshon viza hyrëse.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..