Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbuluan një nekropol nga koha e Shtetit të Parë Bullgar

Zdravko Dimitrov
Foto: YouTube

Tre nekropole nga epoka të ndryshme zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve nëpër trasenë e autostradës së re rreth fshatit të rrethit të Vidinit - Sinagovci në /Bullgarinë Veriperëndimore/. Çdo një prej tyre jep dëshmi të rëndësishme për të kaluarën nëpër këto troje. Mbi 300 janë gjetjet deri tani, pjesa më e madhe nga të cilat janë armatime, fibula, zbukurime. Pjesa më e madhe janë në një gjendje shumë të mirë, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare -Vidin drejtuesi i gërmimeve docenti doktor Zdravko Dimitrov nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Nga nekropoli i cili daton nga koha e trakëve, në fund të epokës së hershme të hekurt, diku rreth shekullit të 7-6 përpara lindjes së Krishtit, kemi të dhëna shumë interesante për kontakte me Ballkanin Perëndimor, me rajonin e Alpeve Lindore. Këto janë disa kontakte të njohura më dobët të fiseve trake. E njëjtë është gjendja me nekropolin, i cili daton  nga epoka e hershme romake - shekulli i 1 pas lindjes së Krishtit. Kjo është tamam koha në të cilën krijohet dhe formohet Perandoria Romake dhe ajo e kolonizon këtë breg të poshtëm danubian. Kontaktet e para të fiseve vendase me kolonizatorët romakë, me njësitë ushtarake-legjionet, të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kufirin e perandorisë në lumin Danub, janë shumë të rëndësishme dhe materialet nga ky nekropol japin dëshmi pikërisht për këtë.”

Gjetjet më të reja nga nekropoli i tretë - vargje me rruaza, unaza dhe vathë, datojnë nga shekulli i 10-11, ose nga koha e mbretërve bullgarë Simeon dhe Petër, saktëson arkeologu. Sipas fjalëve të tij “Kjo është diçka e cila po ndodh për herë të parë në rrethin e Vidinit dhe është shumë interesante dhe e rëndësishme për historinë tonë”. Puna mbi objektin arkeologjik në një sipërfaqe prej 60 dynymëve duhet të përfundojë në fund të muajit gusht.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD