Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria tashmë po lëshon certifikata digjitale për Covid-19

Foto: capital.bg

Që nga 1 qershori, Bullgaria lëshon certifikata digjitale evropiane për Covid-19 dhe është e lidhur me sistemin elektronik në të cilin ato mund të verifikohen, njoftuan nga Komisioni Evropian. Ky është një muaj para nisjes së sistemit nga puna, planifikuar për 1 korrik. Përveç Bullgarisë me portalin evropian janë tashmë të lidhura Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia, saktësojnë nga Komisioni Evropian.

Pas 4 qershorit, qytetarët bullgarë që tashmë kanë një certifikatë vaksinimi do të jenë në gjendje ta ribotojnë atë në formatin evropian përmes faqes në internet të “Shërbimit Informativ” pa nevojën e një nënshkrimi elektronik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD