Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U promovua dokumentari “Vendlindja dhe origjina” për minoritetin bullgar në Shqipëri

Foto: arkiv

Para disa ditësh në godinën e Ambasadës Bullgare në Tiranë u promovua dokumentari “Vendlindja dhe origjina” për minoritetin bullgar në Shqipëri, njoftoi sot.com.al. Skenari i filmit është i z. Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, regjisori është Engjëll Ndocaj - Mjeshtër i Madh, operatori - Arben Tafili, kurse producenti - Gëzim Kurti - Kryetar i Shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”. Për realizimin e dokumentarit grupi xhirues ka shkelur në zona të ndryshme të Shqipërisë ku jeton pakica bullgare: Ostren, Gollobordë, Streblevë, Boboshticë, Drenovë, Vernik, Shishtavec, Borje, Zapod, etj. Filmi është xhiruar në kuadrin e një projekti me ndihmën financiare të qeverisë së Bullgarisë.

Në promovimin e dokumentarit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchil Raytchevski, deputetë shqiptarë, anëtarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri - Bullgari, z. Sead Kazanxhiu, nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare, kryetarë të shoqatave të pakicave bullgare në Shqipëri, grupi realizues i dokumentarit, diplomatë të ambasadës, gazetarë etj.

“Vendlindja dhe origjina” është xhiruar në vazhdim të dy viteve,  është në tre pjesë, me rreth 40 minuta secila, dhe do të transmetohet së afërmi në ekranin e Televizionin Publik Shqiptar, informon sot.com.al.

Sipas fjalëve të skenaristit z. Selim Hoxhaj dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, “ç’ka do të mundësojë edhe transmetimin në televizionet në Bullgari”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD
„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD