Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Midis spa dhe ski kryeqyteteve të Ballkanit me 35 km në orë

Linja me trase të ngushtë feston një shekull me një udhëtim tërheqës

Foto: tesnolineikata.wixsite.com

Linja me trase të ngushtë është një nga atraksionet në Bullgari, e cila është bërë një emblemë e turizmit në rajonin e malit Rodope midis qyteteve Velingrad dhe Bansko. Me ndihmën e saj, udhëtimi midis spa dhe ski kryeqytetit në Ballkan zgjat rreth 3 orë dhe çmimi i një bilete në një drejtim është 2.15 euro. Edhe nëse duket shumë i ngadaltë, pasi treni udhëton me një shpejtësi mesatare prej rreth 35 km në orë, udhëtimi ia vlen. Bukuria e mrekullueshme e natyrës do të tërheqë vëmendjen tuaj, dhe koha në rrugë do të kalojë shumë shpejt. Fama e linjës me trase të ngushtë që prej kohe ka dalë jashtë kufijtë të vendit. Shembulli i radhës i këtij pohimi është përfshirja e saj në top 10 të anketës së gazetës britanike "Guardian"  për udhëtimet më piktoreske me tren në Evropë.

Ndërtimi i hekurudhës atraktive filloi 100 vjet më parë, në vitin 1921.

"Çështja për ndërtimin e një linje hekurudhore brenda malit Rodope u shtrua për herë të parë që në vitin 1915. Si terrene të mundshme shqyrtoheshin tri luginat lumore - Çepinska, në të cilën kalon sot linja me trase të ngushtë, lumi Jadenica, i cili e ndan malin Rodope, midis Bellovës dhe Jundollës, dhe lumi Vëça nga Kriçim drejt Devinit - shpjegon Kristian Vaklinov, iniciator i shoqatës civile "Për linjën me trase të ngushtë" dhe na tregon më shumë për historinë e saj: - Vitin tjetër u zgjodh gryka Çepinkso, sepse përveç se del në mal, përgjatë lumit ka më pak vendbanime. Kështu, linja e ardhshme hekurudhore, përveç transportimit të udhëtarëve, do të shërbente për transportimin e lëndës drusore dhe për mbrojtjen e këtyre territoreve bullgare të sapoçliruara ".

U vendos që nga 25 maji i vitit 1920 të jetë në veprim një ligj i veçantë për ndërtimin e një linje të ngushtë 760 mm nga stacioni Septemvri deri në Velingradin e sotëm. Projektuesi kryesor i linjës është inxhinieri civil Stojan Mitov, i cili është diplomuar në Gjermani. Ndërtimi i linjës përmes malit studiohet në universitete të njohura të arkitekturës dhe ndërtimit jashtë vendit, për shkak të zgjidhjeve të jashtëzakonshme inxhinierike që lejuan përballimin e problemit të zhvendosjeve të mëdha, pajtueshmërinë e plotë me terrenin, si dhe për faktin se 39 kilometrat e parë të itinerarit janë ndërtuar me dore për pesë vjet.

Në lidhje me njëqindvjetorin e fillimit të ndërtimit Hekurudhat Shtetërore Bullgare po organizojnë një udhëtim atraktiv për të gjithë adhuruesit e transportit hekurudhor. Më 6 qershor treni special do të niset nga stacioni Septemvri në orën 10:55 dhe do të mbërrijë në Velingrad në orën 13:35. Janë parashikuar dy ndalesa gjatë udhëtimit piktoresk në linjë – Stacioni-muze Cepina dhe stacioni Dolene.

Së bashku me bashkëmendimtarët e vet nga shoqata "Për linjën me trase të ngushtë", Kristian u bë një motor për shoqërizimin e stacionit Cepina dhe shndërrimin e tij në një muze.

Гара Цепина

"Në muze ka disa dhoma, në të cilat mund të ndiqen periudhat e ndërtimit të linjës, periudha e artë e linjës me trase të ngushtë gjatë socializmit, kur u realizuan një numër i madh udhëtimesh, një zyrë e rregulluar në mënyrë autentike me mjete dhe sende të përdorura, një dollap origjinal për biletat dhe një dhomë pritjeje. Ka gjithashtu një vend të posaçëm kushtuar historisë së re të linjës me trase të ngushtë me të gjitha të mirat e 10 viteve të fundit. Fotografitë dhe objektet që kemi gjetur dhe ruajtur janë disa qindra.”


Pavarësisht nga ideja e mirë, muzeu, i krijuar 2 vjet më parë, ende nuk është i përfunduar plotësisht, sepse shoqata hasi një numër pengesash për legalizimin e vet:

"Sipas ligjeve tona muzeu është deri diku i paligjshëm, pasi ka nevojë për vitrina dhe panele të posaçme.Fotografitë nuk mund të gjenden në mure, kurse objektet në tavolina. Për fat të keq ne nuk mund t’i përgjigjemi kësaj kërkese, sepse jemi një organizatë civile që nuk mund të shpresojë tek financimi i programeve të ndryshme.Meqenëse e bëjmë gjithçka vullnetarisht, nuk mund t’i paguajmë pagë ndonjë njeriu, i cili ta hapë rregullisht muzeun. Prandaj të gjithë që dëshirojnë ta shikojnë ekspozitën muzeore duhet ta kontaktojnë paraprakisht me shoqatën “Për linjën me trase të ngushtë

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: tesnolineikata.wixsite.com, BNR-arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD
Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD