Më 10 qershor 1921 Varna, e njohur si kryeqyteti detar i Bullgarisë, u shpall nga administrata bashkiake qytet turistik, kurse në vitin 1925 u lëshua një dekret mbretëror për këtë. Kushtet e mrekullueshme shpejt tërhoqën shumë pushues nga vendi dhe jashtë. Në vitin 1926 kishte rreth 12 500 turistë, në 1927 - 38 mijë, kurse në 1928 - 40 mijë në sezon.
Të ftuarit e parë ishin kryesisht çekë, polakë, hungarezë, austriakë, turq, rumunë. 100 vjet më vonë Varna mbetet një destinacion magnetik për turistët nga e gjithë bota.
Sot nga ora 19.00 në në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve do të mbahet një koncert me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Varnës një qytet turistik. Hyrja është falas derisa të mbushet 50% e kapacitetit të sallës.
Presidenti Rumen Radev ngarkoi kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev që të propozojë përbërjen e re të qeverisë së përkohshme. "Kriza në një institucion nuk shuhet me ndezjen e zjarrit në një tjetër. Duhet të propozoni me kujdes ndryshime..
Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga..
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira pasdite, kryesisht në zonat malore. Aty dhe vende-vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16..
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve..