Shkëmbimi intensiv i informacionit midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke për hetimin e shpërthimeve në një depo ushtarake në Varbetice, ku ishte i përfshirë emri i tregtarit bullgar të armëve Emilijan Gebrev, po vazhdon. Kjo u bë e qartë pas një takimi midis Ministrit të Jashtëm Svetllan Stoev dhe homologut të tij Çek Jakub Kulhánek, i cili është për vizitë në Bullgari. Pozicionet e Bullgarisë dhe Republikës Çeke në lidhje me shpërthimet në Varbetice përkojnë plotësisht, tha Stoev. Kulhánek theksoi se Praga këmbëngul për një rishikim të marrëdhënieve të BE me Rusinë:
"Republika Çeke është shumë aktive për këtë çështje, ajo është e përfshirë në takimet e BE dhe në ato të nivelit të ministrave të jashtëm evropianë. Ne duhet të kemi një diskutim të hapur se si do të formulojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen," vuri në dukje Jakub Kulhánek.Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...
Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..