Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllaja Devetashko kthehet në një qendër të xhazit

Foto: Facebook / Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko

Që nga viti 2015 e këtej livadhi midis fshatrave Gorsko Slivovo dhe Kërpaçevo në rajonin e qytetit Loveç strehon adhuruesit e xhazit. Festivali “Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko” sivjet fillon më 19 qershor në shpellën “Garvanica” pranë fshatit Gorsko Slivovo dhe do të vazhdojë me një koncert improvizimi të të gjithë muzikantëve në fshatin Kërpaçevo.

Mjeshtrja e improvizimeve xhaz Jëlldëz Ibrahimova është ylli i ftuar në program. Në afishen zbulojmë shumë muzikantë të njohur xhaz. Ndër ta është pianisti Zhivko Petrov i cili ka luajtur jo vetëm me shumë nga muzikantët më të njohur bullgarë, por edhe me të mëdhenjtë e rangut të Natalie Cole dhe Chico Freeman dhe të tjerë. Saksofonisti Dimitër Liolev  i cili gjithmonë arrin të realizojë një shprehje bullgare me theks të fortë nga folklori i rajonit të malit Rodopa, gjithashtu do të kënaqë adhuruesit e muzikës xhaz. Trombonisti Velisllav Stojanov dhe pianisti Atanas Milladinov do të shfaqen në skenë me vajzat e tyre - këngëtaret e reja Josifa Stojanova dhe Jana Milladinova


Në fakt, fëmijët janë në fokusin e festivalit dhe për ta parashikohet një program i veçantë ditën e së dielës. Kështu, nëse kushtet atmosferike janë të favorshme, publiku do të kalojë orë të këndshme duke shijuar interpretimet e disa prej emrave të mëdhenj të xhazit bullgar në një atmosferë të paimitueshme - të ulur mbi kashtë, të rrethuar me bar të gjelbër dhe të përkëdhelur nga perëndimi i diellit të qershorit. Dhe e gjithë kjo plotësisht falas.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD