Më 24 qershor, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, Universiteti i Ri Bullgar /NBU/ po hap një librari dhe galeri "NBU në qendër". Hapësira e re do të promovojë veprimtaritë botuese të universitetit, si dhe punën e studentëve dhe pedagogëve të programeve artistike. Ideja erdhi nga kryetari i bordit universitar Veselin Metodiev, zv. Kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës /1997-1999/.
"Universiteti ynë është unik për faktin se kemi programe mësimore, të lidhura si me shkencën, ashtu dhe me artin," tha ai. "Ne universitetin tonë mund të studioni shkenca kompjuterike, psikologji, filozofi, teatër, histori, etj." Pikërisht kjo veçori e universitetit provokoi idenë për krijimin e një qendre kulturore:
"Ky është një vend ku njerëzit nga universiteti dhe miqtë e shkollës mund të takohen, të shkëmbejnë mendime ose të paraqesin një libër," vazhdoi z. Metodiev. Bëhet fjalë për aktivitete modeste karakteristike për universitetin tonë. Ne kemi trashëgiminë e një prej përkthyesve më të mirë të letërsisë antike greke - prof. Bogdan Bogdanov, themeluesi i universitetit. Në të njëjtën kohë, kemi autorë që merren me filozofinë e shekullit XX. Jemi krenarë për klasat master të profesorëve të nderit të cilët janë njerëz të njohur në shoqërinë tonë moderne. Midis tyre janë aktorja Cvetana Maneva, pianisti dhe kompozitori i ndjerë i xhazit Millço Leviev, këngëtarja e operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Ata të gjithë ndërtojnë imazhin shumëplanësh të universitetit, i cili do të paraqitet përmes qendrës ".
Ky vend do të funksionojë jo vetëm si një librari dhe hapësire arti për forma teatrale dhe muzikore dhe për punimet e studentëve të arteve plastike, por këtu do të paraqiten mundësitë për studim në universitet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Ri Bullgar /NBU/, BGNESKur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..