Më 24 qershor, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, Universiteti i Ri Bullgar /NBU/ po hap një librari dhe galeri "NBU në qendër". Hapësira e re do të promovojë veprimtaritë botuese të universitetit, si dhe punën e studentëve dhe pedagogëve të programeve artistike. Ideja erdhi nga kryetari i bordit universitar Veselin Metodiev, zv. Kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës /1997-1999/.
"Universiteti ynë është unik për faktin se kemi programe mësimore, të lidhura si me shkencën, ashtu dhe me artin," tha ai. "Ne universitetin tonë mund të studioni shkenca kompjuterike, psikologji, filozofi, teatër, histori, etj." Pikërisht kjo veçori e universitetit provokoi idenë për krijimin e një qendre kulturore:
"Ky është një vend ku njerëzit nga universiteti dhe miqtë e shkollës mund të takohen, të shkëmbejnë mendime ose të paraqesin një libër," vazhdoi z. Metodiev. Bëhet fjalë për aktivitete modeste karakteristike për universitetin tonë. Ne kemi trashëgiminë e një prej përkthyesve më të mirë të letërsisë antike greke - prof. Bogdan Bogdanov, themeluesi i universitetit. Në të njëjtën kohë, kemi autorë që merren me filozofinë e shekullit XX. Jemi krenarë për klasat master të profesorëve të nderit të cilët janë njerëz të njohur në shoqërinë tonë moderne. Midis tyre janë aktorja Cvetana Maneva, pianisti dhe kompozitori i ndjerë i xhazit Millço Leviev, këngëtarja e operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Ata të gjithë ndërtojnë imazhin shumëplanësh të universitetit, i cili do të paraqitet përmes qendrës ".
Ky vend do të funksionojë jo vetëm si një librari dhe hapësire arti për forma teatrale dhe muzikore dhe për punimet e studentëve të arteve plastike, por këtu do të paraqiten mundësitë për studim në universitet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Ri Bullgar /NBU/, BGNESFestivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..