Në librin e saj të ri "Drejt Caribrodit dhe për të" mbrojtësja e të drejtave të njeriut Zdenka Todorova ndërton një lloj ure midis të kaluarës dhe të tashmes, përmes përvojave dhe kujtimeve të figurave të rëndësishme në historinë tonë, për të bërë konkluzione të trishtueshme për pakicën kombëtare bullgare në të ashtuquajturat “Krahina Perëndimore” (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare të ndara nga tokat tona me Traktatin e Neuilly pas Luftës së Parë Botërore).
"Tashmë 30 vjet ne jemi në një rreth vicioz dhe asgjë nuk po ndryshon në dobi të bashkatdhetarëve tanë," tha Zdenka Todorova. Si një njohëse e historisë së Krahinave Perëndimore dhe një figurë publike nga rrethet e pakicës bullgare në Serbi, ajo është e bindur se Bullgaria ende ka detyrime ndaj atyre.
"Ne nuk kemi një politikë të qëndrueshme ndaj Krahinave Perëndimore," tha Zdenka Todorova në një intervistë për BNR. – Është e nevojshme që të bëhet një analizë serioze jo vetëm me këshilltarët e ministrave, presidentëve, kryeministrave. Dhe kjo analizë duhet të përfshijë atë që Bullgaria dëshiron të bëjë për këta njerëz në mënyrë që rajoni të mos mbetet bosh. Për shkak të librit tim të mëparshëm për vendet e shenjtëruara, unë udhëtova qindra kilometra në këto zona – nuk ka kafshë, nuk ka njerëz, ka dyer të mbyllura. Nuk mund të takosh një njeri të gjallë në fshatra. Në rast se kjo ndodh në Caribrod dhe Bosilegrad, kujt do t’i lëmë këto toka dhe monumente, kush do të ketë nevojë për to, pasi nuk do të ketë investime për mbijetesën e njerëzve.”
Sipas Zdenka Todorovës, politikanët bullgarë kujtohen për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit vetëm para zgjedhjeve. "Këto janë klishe - sa të rëndësishëm janë këta njerëz për ta," tha ajo, duke bërë pyetjen retorike nëse ata që janë në pushtet kanë ardhur për të pyetur banorët e Caribrodit se si po mbijetojnë në këto kohëra të vështira të epidemisë së Covid-19, nëse arrijnë të mbajnë lidhje me vendin amë.
Mbrojtësja e të drejtave të njeriut thotë për vendlindjen e saj Caribrod se pas Çlirimit deri në Traktatin e Neuilly ka qenë një qytet tipik i Rilindjes me një elitë të madhe kulturore dhe arsimore. Kjo dëshmohet nga personazhet në librin e saj të ri:
Atje Ivan Vazov shkroi vargun e parë të vjershës "Varrezat e reja mbi Slivnica" dhe më vonë ia lexoi atë Princit Aleksander Batenberg në një han në Pirot, ku shkrimtari dhe themeluesi i lëvizjes turistike Aleko Konstantinov çoi njëqind njerëz dhe më vonë përshkroi aventurën në udhëtimin "Çfarë? Pse Zvicra? ”. Atje Petër Dënov dhe Petër Dimkov vërtetuan aftësitë e tyre shëruese duke i kuruar ushtarët tanë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..