Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

29 qershori – Dita Kombëtare e Sigurisë Rrugore

Organizimi i keq i trafikut është shkaku kryesor për incidentet nëpër rrugët e Bullgarisë

Foto: BGNES

Për tre muajit e parë të këtij viti nëpër rrugët e Bullgarisë ndodhën 1051 aksidente rrugore në të cilin 72 njerëz vdiqën dhe 1307 u plagosën. Edhe pse statistika e Ministrisë së Brendshme për këtë periudhë tregon një rënie të aksidenteve krahasuar me muajt e njëjtë të vitit 2020, nga Instituti për Sigurinë Rrugore njoftojnë për një rritje të aksidenteve me ngrohjen e motit:

“Prej disa javësh e alarmojmë shoqërinë dhe politikanët bullgarë se kemi një rritje të ngjashme me ortekun në numrin e viktimave të aksidenteve rrugore - me 40 për qind që nga fillimi i majit. Asnjë institucion nuk interesohet”, tha inxhinieri Bogdan Millçev nga Instituti për Sigurinë Rrugore në eterin e BNR-Stara Zagora.

Sipas tij në Bullgari mungon një strategji adekuate dhe afatgjatë për sigurinë rrugore, ndërsa Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transportit nuk kanë dëshirë për ndonjë ndryshim. Ai kritikoi pushtetarët, se institucionet mendojnë për problemet mezi pas çdo katastrofe të rëndë.

Nga Instituti për Sigurinë Rrugore janë duke hartuar një hartë të zezë të vendeve me aksidente në vend. Ajo ripohon edhe të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, se rajoni i Plovdivit është në krye të statistikës negative për nga numri i të vdekurve dhe të plagosurve në rrugë.

“Të dhënat paraprake tregojnë, se autostrada “Trakia” rezulton të jetë e ngopur në mënyrë të panatyrshme me aksidente. Të gjitha autostradat e tjera të kombinuara kanë më pak viktima sesa në “Trakia”. Gjëja tjetër që bën përshtypje në imazh, të cilin ne e kemi quajtur  “hartë të rrugëve të zeza në Bullgari”, është se nuk po flasim më për njolla të zeza ku ndodhin aksidente, por për rrugë. Ne kemi rrugë të tëra me qindra kilometra në të cilat tekstualisht në çdo udhëkryq ka incidente me vdekje. Problemi më serioz dhe më i rëndësishëm është organizimi i trafikut - shenja të vendosura gabimisht, mungesa e shenjave dhe sistemeve të sigurisë, riparimet e pahijshme dhe mirëmbajtja e keq e rrugëve bëjnë që shoferët të bëjnë gabime”, tha Bogdan Millçev.

Dhe derisa rrugët në vend të marrin një pamje në të cilën nuk ka parakushte për aksidente, përgjegjësia mbetet në duart e secilit prej nesh, si pjesëmarrës në lëvizje. Në lidhje me këtë, organizata e Sofjes e Kryqit të Kuq Bullgar organizon një festë në të hapur në Kopshtin e Princit në Sofje. E  quajtën atë “Jeta merr përparësi” dhe synon të vendosë një theks të gjerë publik në veprimet sistematike dhe efektive për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e nxënësve në kryeqytet. Në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore) në lidhje me Ditën e Sigurisë Rrugore vullnetarë demonstrojnë se si jepet ndihma e parë.

Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistës së toshka Sëbeva, BNR – Stara Zagora)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD