Mungesa e punonjësve do të çojë në një rritje masive të pagave në gjysmën e dytë të vitit 2021. Pothuajse gjysma e punëdhënësve synojnë të rrisin pagat deri në 20 për qind. Pritet rritje më e lartë në rajonet e Sofjes, Burgasit, Varnës dhe Plovdivit, sipas studimit të ManpowerGroup.
37% e të anketuarve thonë se do të rrisin pagat me 10%, kurse 12% deklarojnë se do ta rrisin pagën më shumë se 10%. Pritet rritje masive në sektorët ku ka nevojë më të madhe për personel - të tillë si "Teknologjitë e Informacionit", "Prodhimi", "Tregtia", "Turizmi dhe Mikpritja", "Shëndetësia dhe Farmacia".
Më pak se 1% e punëdhënësve bullgarë planifikojnë të ulin pagat mujore.Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..