Në kulmin e verës ia kthejmë shikimin drejt Detit të Zi bullgar me vijën e tij të gjatë të plazheve të bukura me rërë, të cilat ofrojnë kushte të mrekullueshme për banja diellore dhe detare. Sa do t’ju kushtojë në ditë të merrni me qira çadër dhe shezlong këtë verë?
Kontrollimi i ekspertëve të Ministrisë së Turizmit gjatë muajit të fundit vendosi, se nga 132 plazhe detare gjithsej, mbi 10 plazhe ofrojnë çadra dhe shezlongje falas gjatë kësaj stine. Kjo do të thotë se nuk do të keni kosto shtesë nëse i zgjidhni këto vende për pushimet tuaja.
Cilat prej plazheve bullgare janë falas këtë verë?
Bëhet fjalë për plazhin jugor pranë Shkorpillovci, për plazhet “Riviera” dhe “Bunite 2” pranë Varnës, “Obzor Motela” në pushimoren Obzor, “Burgas – Veri” dhe “Burgas – Qendër” në qytetin Burgas dhe plazhin qendror të qytetit Ahelloj.
Dhe më shumë: çadra dhe shezllongje falas mund të gjeni në jug të Burgasit, e pikërisht në plazhin “Atanasovska kosa”, plazhin qendror të qytetit Carevo dhe plazhin në kampingun e afërt “Nestinarka”. Zona me çadra dhe shezlongje falas ka edhe në vende të tjera, por tani për tani ato nuk hyjnë në statistikën e Ministrisë së Turizmit.
Nga 2 deri në 10 levë do t’ju kushtojë çadra dhe shezlongu në 73 plazhe bullgare. Sidoqoftë, në disa vende, komoditeti i plazhit mund të dalë i “kripur”. Për shembull, nëse vendosni të pushoni në “Bozhurec-Topolla” afër qytetit Kavarna, do t'ju duhet të paguani 25 leva në ditë për një çadër dhe një shezlong.
Plazhet e ruajtura bullgare pa çadra dhe shezlongje këtë verë janë 4. Këto janë Plazhi i Peshkatarit pranë Varnës, “Batovski”, i vendosur midis vendpushimeve Allbena dhe Kranevo, plazhi “Pishina Minerale – Jug” në vendpushimin “Konstantin dhe Elena” dhe “Sozopoll - Pjesa Perëndimore 2”. Atje mund të futni në mënyrë të sigurt çadrën tuaj personale dhe të shtrini një peshqir në rërën e imët për të shijuar flladin e detit.
Ku dhe sa kushton të merrni me qira një çadër dhe një shezlong në bregdetin tonë, mund të shikoni në hartën interaktive të azhurnuar vazhdimisht të Ministrisë së Turizmit.
Përpilues: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..