Komisioni Evropian ndryshoi pritjet e tij për rritjen ekonomike në Bullgari këtë vit. Parashikimi ekonomik veror i Brukselit, i botuar sot, shpreh pritje për rritje ekonomike prej 4.6% në 2021 dhe 4.1% vitin e ardhshëm. Në parashikimin e tij të pranverës, Komisioni priste 3.5% rritje të ekonomisë bullgare. Sipas analizës, megjithë kufizimet e vazhdueshme në aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë, në tremujorin e parë PBB-ja reale e Bullgarisë është rritur me 2.5%, kryesisht për shkak të konsumit personal.
Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada,..
Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..
Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..