Pak bullgarë kanë dëgjuar për Penço Semovin, por për atë që krijoi flitet akoma në vendlindjen e tij. Mendje e ndritur dhe talent origjinal, ai është një shembull i vërtetë i bujarisë dhe patriotizmit që ishin karakteristik për bullgarët e pasur pas Çlirimit (1878), të cilët nuk kursyen energji dhe burime “për të mirën e atdheut”.
Ai lindi në fshatin Cvjatkovci në vitin 1873 dhe pak pas kësaj familja e tij u transferua në qytetin e afërt Gabrovo të Bullgarisë Qendrore. Pasi mbaroi klasën e 4-të ai nisi me babanë i cili e njohu me tregtinë përderisa udhëtuan së bashku. Kjo e përcaktoi zhvillimin e tij të ardhshëm si industrialist. Në vitin 1904 Penço Semov u bë aksionar në fabrikën e tekstileve prej leshi në qytetin Gabrovo, ndërsa disa vite më vonë me të atin dhe vëllain themeluan fabrikën e pëlhurave dhe thurjeve “Ivan Semov dhe Bijtë”. Në ato vite qyteti Gabrovo kthehej në një qendër të madhe të tekstilit.
Motoja e Penço Semovit ishte “dashuri, punë dhe këmbëngulje”. Për kujdesin e tij për punëtorët dhe nëpunësit e krahasonin me Henri Ford, ndërsa për mendjemprehtësinë dhe sipërmarrjen tregtare e quajtën “Rokfelerin Bullgar”.
"Përveç inteligjencës, durimit, vullnetit dhe këmbënguljes, ai gjithashtu posedonte guxim, largpamësi dhe fuqi goditëse”, thoshte Todor Burmov, një ish Kryeministër i Bullgarisë dhe një bashkëqytetar i tij. Për atë që u krijua nga industrialisti tregon botimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Penço Semov – “Rockefelleri bullgar”, i cili lindi i varfër dhe krijonte tërë jetën”.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot Shën Gjergjin Fitimtar - një nga martirët e parë për besimin. Ai jetoi në kohën e perandorit romak Dioklecian dhe iu bashkua ushtrisë si adoleshent. Vetëm 20 vjeç u bë anëtar i këshillit shtetëror. Kur..
Lojërat ku personazhi kryesor është veza, ndoshta nuk janë shumë. Në Gjermani, për shembull, për Pashkë, familjet vizitojnë tempullin, dhe më pas fëmijët kërkojnë vezë në kopsht, të fshehura nga lepurushi i Pashkëve - një simbol i pjellorisë. Megjithatë,..
Kur kemi një rast të veçantë dhe takohemi me të afërm ose miq, në shenjë respekti dhe si kujtim, zakonisht u dhurojmë atyre një dhuratë së bashku me një kartolinë të bukur. Në të kaluarën, kartolina e marrë ruhej si një kujtim i dashur dhe madje..