Më se 70 për qind e stafit në vetëm 4 për qind të shkollave dhe 3 për qind të kopshteve në Bullgari është i vaksinuar kundër Covid-19. Në 2/3 e shkollave dhe në ¾ të kopshteve personeli i vaksinuar është nën 30 për qind, konstaton një sondazh i Ministrisë së Arsimit nga fillimi i korrikut.
Vaksinimi i punonjësve në kopshte dhe shkolla është thelbësor për procesin mësimor në dhomat e klasës në vjeshtë. Kjo është arsyeja pse ministria po fillon një fushatë informacioni për vaksinimin në sistemin arsimor. Shkollat ku 70 për qind nga personeli do të jetë i vaksinuar do të marrin një dëshmi për kontribut në mbrojtjen e shëndetit shoqëror. Mësuesit e imunizuar do të marrin 2 ditë leje të paguar shtesë.
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do..
Deputetët bënë një përpjekje të dytë të pasuksesshme për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të. Nga pesë kandidatët e nominuar, Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..
Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij, vota e blerë është nga 400 000 deri në 500 000 vota. "Vëzrazhdane" dha shembuj me seksione zgjedhore,..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..
Ministria e Punëve të Brendshme, thekson në një raport drejtuar kryeministrit në detyrë, Dimitër Gllavçev, se shkak për përshkallëzimin e protestës para..
Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i..