Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetari Vlladimir Perev nga Shkupi

Më pak bullgarë dalin për të votuar në këto zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Dita elektorale në Shkup ecën normalisht dhe pa probleme deri në këtë moment. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij pritjet për një aktivitet më të ulët elektoral në prag të zgjedhjeve po justifikohen. Kjo arsyetohet me sezonin veror, kur shumë nga shtetasit e fqinjës sonë jugperëndimore janë duke pushtuar.

“Në përgjithësi votojnë më pak njerëz se herën e kaluar – thekson Vlladimir Perev. - Sidoqoftë, mund të thuhet se disa njerëz kanë frikë ta bëjnë atë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën Bullgari - Maqedoni në lidhje me kombin maqedonas, gjuhën maqedonase, etj. Por ata që votojnë e bëjnë këtë në mënyrë që të shprehin shtetësinë e tyre bullgare. Ata duan të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike dhe t’i tregojnë shtetit bullgar se nuk janë të kota përpjekjet për të mbrojtur pozitën në negociatat për anëtarësimin evropian të Maqedonisë Veriore dhe njohjen e etnosit bullgar.”

Lidhur me polemikat e shpeshta në lidhje me votimin e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, me shtetësi bullgare dhe me regjistrim adresash në Kjustendill dhe Bllagoevgrad, gazetari Vlladimir Perev komentoi, se ky lloji i votuesve nuk duhet të konsiderohen si njerëz që do t’ia anojë peshoren te një ose te ndonjë tjetër forcë politike në Bullgari.

I pyetur se çfarë do të ndryshojë në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare, Vlladimir Perev tha se pret të formohet një qeveri por jo me çdo kusht. Sepse, sipas vëzhgimeve të tij nuk sheh ndonjë gatishmëri te ndonjë parti ose koalicion për të bërë mbrapsje nga pozita tashmë e deklaruar. Prapëseprapë “nga politikanët gjithnjë mund të pritet të na befasojnë” – është kategorik gazetari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD