Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ka një popull të tillë” ofron qeverinë e tyre eksperte

Sllavi Trifonov
Foto: arkiv

“Ka një popull të tillë” (ITN) nuk do të formojë një koalicion, por do t'i propozojë parlamentit një qeveri të vet, njoftoi udhëheqësi i partisë Sllavi Trifonov. “Ne nuk do të bëjmë një koalicion me GERB, DPS dhe BSP. Nga ana tjetër partitë e protestës nuk grumbullojnë një shumicë të mjaftueshme. Prandaj ITN vet do të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie, tha Trifonov, duke shtuar se pret mandat nga Presidenti Rumen Radev.

Kryeministër propozohet të jetë Nikollaj Vasilev – ish zëvendës kryeministër në dy qeveri, ministre e financave – Marija Bojçeva me stazh në firma amerikane. Ministër i ekonomisë propozohet të jetë Ljubomir Dacov, ish zëvendës ministër i financave. Si ministre e mbrojtjes tregohet Teodora Gençovska, e cila u diplomua në akademinë ushtarake. Zëvendës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme propozohet diplomati i karrierës Radi Najdenov, ndërsa Nikollaj Radullov – zëvendës kryeministër dhe ministër i brendshëm.

Përveç të gjitha ministrive të zakonshme propozohet të ketë edhe ministër të çështjeve të romëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Derrat e egër shtegtarë përhapin murtajën afrikane në Evropë

Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e fundit të tetorit janë zbuluar 201 raste të sëmundjes te derrat e egër në territorin e BE-së, 80 prej..

botuar më 24-11-04 11.26.PD

Deljan Peevski bëri thirrje që Elena Jonchevës t'i jepet një mandat për të negociuar me hutët në Jemen

Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin mandat eurodeputetes Elena Jonçeva për të negociuar për lirimin e marinarëve të rrëmbyer bullgarë nga..

botuar më 24-11-04 10.46.PD

Një tërmet nga rajoni i Halkidiki është ndjerë në Bullgari

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter trondit gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës, kishin epiqendër rreth 60 km nga Selaniku në det, në një thellësi prej 11 km. Qendra Evropiane..

botuar më 24-11-04 9.19.PD