Kryeqyteti bullgar është finalist në konkursin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës” së bashku me tre qytete të tjera, dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin në vitin 2023, shkruhet në sajtin e projektit "Sofja e Gjelbër" të Bashkisë së Sofjes.
Në vitin 2020, Sofja, me 15 administrata të tjera komunale nga e gjithë Evropa, morën pjesë në konkursin për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2023”. Ekspertët e Komisionit Evropian e kanë renditur Sofjen midis finalistëve, së bashku me qytetet Talin në Estoni, Krakov në Poloni dhe Helsingborg në Suedi. Juria vlerëson progresin e qyteteve në 12 rrethe dhe jep rekomandime për masat që duhet të zbatohen. Finalja e konkursit do të mbahet më 9 shtator në qytetin Lahti, Finlandë.Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..