Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë për pushimin nga puna të drejtorit të spitalit më të madh të urgjencës në Bullgari "Pirogov"

| rinovuar më 21-07-15 3.14.MD
Foto: BGNES

Mjekët nga “Pirogov” bllokuan bulevardin “Car Boris III” në Sofje. Ata protestuan në mbështetje të Prof. Asen Balltov, i cili u hoq nga posti i drejtorit. Kreu i spitalit më të madh të urgjencës në vend është akuzuar për shkelje financiare pas një inspektimi nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore.

Balltov sfidoi në gjykatë të dhënat nga inspektimet dhe tha se drejtori i fondit Petko Sallçev po ushtron presion mbi spitalet në vend. “Pirogov” nuk abuzon me mjetet e fondit, por i trajton pacientët pa marrë parasysh sa sa i kushton spitalit mjekimi i tyre. Nuk ka asnjë pacient fiktiv. Të gjithë pacientët janë trajtuar në kuadrin e shtegut shëndetësor për Covid-19. Trajtimi është kryer falas dhe njerëzit nuk kanë paguar asnjë stotinka, tha Balltov.

"Në protokollet shihet se ka një aktivitet të raportuar, por të parealizuar të më shumë se 400 personave për mbi 1 milion leva (500 mijë euro). Shumica e tyre janë diagnostikuar me cirrozë të mëlçisë dhe dështim kronik të veshkave", u përgjigj Ministria e Shëndetësisë. Në mënyrë të rastësishme Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore ka kryer një sondazh në mesin e një pjese të "të sëmurëve" të cilët kanë thënë se nuk janë trajtuar në spital. Për një pjesë tjetër të "të sëmurëve" është konstatuar se janë pjesë e stafit të spitalit dhe gjatë "trajtimit" kanë qenë në punë në spital, sipas orarit të punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD