Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Devetë në Bullgarinë Juglindore – sesi shumimi i deveve është bërë një biznes fitimprurës

Kafshët ekzotike, tipike për rajonet subtropikale, ndihen shumë mirë në klimën e thatë dhe të butë të Rodopeve Lindore dhe Malit Sakar, kurse pronarët e tyre kanë zhvilluar një biznes fitimprurës.

Një fotografi emblematike nga Topollovgradi - Marko Karpuzanov me devetë në Topollovgrad

Devetë mbërrijnë në Kavakli /qyteti i sotëm Topollovgrad/ nga  Egjeu dhe Trakia Lindore, bashkë me pronarët e tyre, bullgarët trakas, të dëbuar nga fshatrat e tyre amtare pas Traktatit të Neuilly. Në këtë mënyrë gjatë viteve 1923-1925, mbarështimi i deveve zë rrënjë në Bullgarinë Juglindore, duke u bërë një jetesë fitimprurëse. Gjatë kësaj kohe mbi 1000 deve kalojnë mbi këtë pjesë të Bullgarisë, por më të shumtë në numër  kanë qenë ata në rajonin e qytetit Topollovgrad. Pronarët e deveve kanë punuar po aq patëmetë sa dhe kompanitë e sotme e transportit, kurse karvanët e tyre kanë furnizuar mallra deri në skajet më të paarritshme të malit Sakar dhe të Rodopeve Lindore.

Një tandem i pandarë - pronari i devesë dhe deveja, Kavakli -1934

Gjatë viteve 30 të shekullit të 20 në Bullgari sapo hyn transporti me kamionë dhe autobusë, por prioriteti i devesë është se mund të arrijë kudo, madje dhe aty ku nuk ka rrugë. Kështu, kafsha mjaft e fortë fillon ta shpërndajë bukën, qymyrin, kripën dhe të gjitha llojet e mallrave në tërë Bullgarinë Jug-Lindore, tregon Veselin Këllvaçev, drejtori i Muzeut Historik të Bashkisë së Topollovgradit. Prej tij mësojmë se kafsha tepër ekzotike ka mare pjesë aktive dhe në ndërtimin e kishës “Shën Virgjiresha Mari”, Pazarit të Mbyllur (të ashtuquajturat “Hali”) dhe të Monopolit të Duhanit në Topollovgrad. Dhe akoma:

Pronarët e deveveaa nga Topollovgradi, viti 1936

“Një deve e shëndoshë, e mirë ka mundur që të mbajë midis 300-400 kilogramë dhe prandaj kanë qenë të ngarkuara me materiale ndërtimore - rërë, gurë, çimento...Pavarësisht dhe shumë rrallë, i kanë përdorur për përpunimin e tokës agrare. Nuk është hedhur asgjë e lidhur me devetë. Madje bajga dhe mbeturinat e tyre janë vlerësuar lartë nga vendasit prodhues të duhanit dhe fermerët. Kurse për leshin e tyre njerëzit thonë : “Nëse ke në shtëpi një batanije prej deveje, nuk të duhet sobë”, kaq i ngrohtë është leshi i devesë! Me të kanë punuar batanije, shkorsa, pjesë të veçanta veshjesh e të tjera...” sqaron Veselin Këllvaçev.

Simbolet e Topollovgradit - kooperativa e duhanit Jaka e Kavaklisë dhe devetë

Gjatë vitit 1934 në Topollovgrad janë rritur mbi 300 deve. Por në prag të Luftës së Dytë Botërore fillon ndërtimi i rrugëve, pak nga pak transporti me makina i zëvendëson kafshët dhe njerëzit gjithnjë e më rrallë i kanë përdorur. Pronarët e deveve kanë filluar t’i shesin në masë kafshët e tyre të besuara. Së fundi rreth 40 deve janë përdorur për të transportuar xehe në arka prej druri në rajonin e Maxharovos, kurse gjatë vitit 1974, pronari i tyre i ka shitur kasapëve nga qyteti Haskovo.

Miqtë e Topollovgradit kanë bërë shëtitje ekzotike - viti 1939

“Por, kur përfundon puna, fillojnë atraksionet” - bën shaka Veselin Këllvaçev. Devetë e Topollovgradit kanë marrë pjesë në filmin artistik “Hitër Petër” (“Pjetri Dinak”) nga viti 1960. Pas së cilës përfshihen në industrinë turistike:

Familja e Mihaill Çakmakovit, të cilat kanë rritur deve, viti 1940

“Pronarët e fundit të deveve Krëstjo Karpezanov dhe Dimitër Gadakov shkojnë në pushimoret nëpër bregdetin detar të Detit të Zi dhe devetë bëhen artiste - thotë zoti Këllvaçev. Çdo vit në qytetet Nesebër, Sozopoll dhe Sveti Vllas pronarët e deveve nga Topollovgrad i transportojnë kafshët e veta, hipin mbi to turistët dhe i fotografojnë. Por, gjatë vitit 1980 gjyshi Dimitër Gadakov i shet kafshët e tij të fundit kopshtit zoologjik në qytetin Kjustendill dhe me këtë përralla për devetë e qytetit Topollovgrad përfundon”.

Devetë e Dimitër Gadakovit rreth 20 vjet kanë qenë atraksion gjatë verës në qytetin Nesebër

Deri më sot e kësaj dite deveja është emblemë e Topollovgradit, i cili konsiderohet si kryeqyteti i deveve në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot: Janë të ofruara nga Muzeu Historik i Bashkisë së Topollovgradi

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Shenjtoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse nderon Dëshmoret e Shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria. U bëhet homazh virtyteve që na mbështesin - mençurisë, besimit, shpresës dhe dashurisë. Mençuria njeh, sheh dhe ndihmon. Ajo e merr forcën..

botuar më 21-09-17 10.26.PD

Nderojmë simbolin e fitores së Krishtit mbi vdekjen

Më 14 shtator kisha ortodokse feston Lartësimin Universal të Kryqit të Shenjtë dhe Jetëdhënës të Zotit ose Ditën e Kryqit. Kjo është një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të cilat shënojnë ngjarje nga të ashtuquajturit rreth ungjillor. Ndryshe..

botuar më 21-09-14 7.15.PD

Kisha Ortodokse shënon Lindjen e Hyjlindëses Mari

Më 8 shtator Kisha Ortodokse kremton Lindjen e Hyjlindëses Mari, festë kjo e cila njihet edhe si Hyjlindësja e Vogël. Lindja është një nga tri festat e mëdha kushtuar Nënës së Zotit , dhe është ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e..

botuar më 21-09-08 6.50.PD