Mjekët nga spitali më i madh i urgjencës në Bullgari “Pirogov” përsëri protestuan për anulimin e pushimit nga puna të drejtorit të spitalit, Prof. Asen Balltov. Ai u largua pas një inspektimi nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili gjeti një aktivitet të raportuar, por të papërmbushur. Protestuesit bllokuan për ca kohë bulevardin “Car Boris III” dhe kundërshtuan pohimet e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov se ai ka qenë një nga pacientët me një diagnozë të rreme. Mjeku i Kacarovit, kreu i Klinikës së Mjekësisë së Brendshme, Doc. Petër Atanasov, njoftoi se Ministri ka parashtruar një informacion të shtrembëruar në lidhje me diagnozën e tij.
Prof. Balltov shpjegoi se kostoja e shtegut klinik për një pacient me Covid-19 është 600 euro, por në fakt për spitalin ajo ka qenë 2000 për të sëmurët në gjendje mesatarisht të rëndë. Megjithatë, “Pirogov” nuk ka marrë asnjë cent nga të trajtuarit.
Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..
Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuar prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin antik..
Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..
Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..
Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas..