Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anëtarët e parlamentit të 46-të u betuan

Foto: BGNES

“Sovrani ju zgjodhi dhe unë mbështetem tek mençuria e tij, le të punojmë për ëndrrën e këtij populli të mund të ketë një Bullgari të prosperuar”. Me këto fjalë deputetja më e moshuar Mika Zajkova hapi parlamentin e ri të 46-të. Gjatë seancës zyrtare - në praninë e presidentit Rumen Radev, nënpresidentes Iljana Jotova, të kryeministrit Stefan Janev dhe ministrave, deputetët u betuan të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e Bullgarisë.

Nga tribuna e presidencës, doajeni i parlamentit të dytë të radhës Mika Zajkova deklaroi se në zgjedhje njerëzit kanë dëshiruar ndryshimin, prandaj dhe partitë e ndryshimit mbajnë një përgjegjësi të madhe.

“As do të jetë e lehtë, as që do të jetë e shpejtë - dhe këtë duhet ta dinë që të gjithë bullgarët, por është e mundur. E treguan kolegët tanë nga qeveria, e cila punoi deri tani. Punë të mbarë dhe fat zonja dhe zotërinj, prej jush pres punë” - tha ajo.

Në fjalimin e tij programor Toshko Jordanov tha se “Ka një popull të tillë” do të propozojë kabinet dhe nënvizoi se mbi temat për drejtimet përpara vendit tonë partia e tij nuk ka dallime shumë të veçanta me shumicën e forcave politike - as për prokurorin e përgjithshëm, as për reformën gjyqësore, as për pensionet poshtëruese.

“Ne do të propozojmë kabinet dhe do të zhvillojmë bisedime për politikat, të cilat duhet të zhvillohen - shtoi ai. Kështu që gjatë 14-15 ditëve të ardhshme, nëse deklaratat e bëra për ndryshimin e gjendjes së shtetit dhe jo për dëshira për poste janë të sakta, do të duhet që të ketë qeveri, e cila të vazhdojë punën e filluar nga kabineti teknik.”

Në emër të partisë GERB, e cila i humbi zgjedhjet, Desisllava Atanasova deklaroi se formacioni do të mbetet në opozitë, sepse nuk mundet të përkrahë “programin neoliberal, aksentët e të cilit janë të vëna mbi privatizimin e bankës së vetme shtetërore, koncesionin e autostradave dhe shkurtimin radikal të shpenzimeve buxhetore”.

“Ne jemi të drejtuar përpara mundësisë që Bullgaria të qeveriset nga shumica e interesit, ku përgjegjësia për drejtimin nuk do të mbahet nga udhëheqja politike. Nga e kaluara e afërt e dimë se  qeveri të tilla përfundojnë në kolaps”.

Le të ndahemi në të tillë, të cilët duam që të ndryshojmë modelin e vjetër të drejtimit, dhe të tillë, të cilët nuk duan, uroi liderja e “BSP për Bullgarinë” Kornelija Ninova.

“Zgjedhje të treta në një periudhë të shkurtër do të jenë një sprovë e rëndë për Bullgarinë - theksoi ajo. Po e ripohoj vendimin tonë, nëse dy mandatet e para nuk kanë sukses dhe nëse presidenti vendos që të na e japë mandatin e tretë neve, të propozojmë prioritete, mbi të cilat të mund të shkelim - bisedime transparente për to, përbërje të një kabineti, në të cilin të ftohen ministra nga kabineti teknik, dhe të mund të garantojmë një stabilitet të shtetit dhe siguri të njerëzve.”

Ne kemi një model korrupsioni, manifestimi më i lartë i të cilit është qeverisja e Bojko Borisovit dhe zgjidhja e këtij problemi do të jetë një përgjigje se si të dalim nga kriza, nënvizoi bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” - Hristo Ivanov.

“Duhet të tregojmë se nuk ka mbajtës të papërgjegjshëm të pushtetit publik - vazhdoi ai. Ne duhet të zhvillojmë një reformë në drejtësi. Ivan Geshev nuk guxon të paraqitet në hapjen e radhës të parlamentit bullgar . Shpresoj se  po ndodh kështu sepse po bëhet gati të japë dorëheqjen”.

Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë bëri thirrje për konsensus dhe dialog, sepse reformat kërkojnë një besim më të madh.

“Ne nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë po punojmë për këtë që të ketë qeveri dhe Bullgaria të fillojë të dalë nga kriza. Nëse e zëvendësojmë një pakohësi me një pakohësi tjetër, nuk ka kuptim që të harxhojmë kohën . Nëse në vend të xhipit, nga televizori presim se çfarë arritjesh kanë drejtuesit, nuk ka kuptim që të humbasim kohën. Dhe që të gjithë të cilët e marrin drejtimin, duhet të dinë - nuk ka kohë.”

Maja Manollova nga “Ngrihu BG! Ne po vijmë! Na siguroi se forca politike do të  garantojë që kriminelët  nuk do të ngacmojnë kurrë më njerëzit dhe biznesin.

“Në momentin kur kuptojmë se në këtë godinë po zhvillohet një  ndërrim i vullnetit të njerëzve nga protestat dhe të qytetarëve të zakonshëm, ne do të vijmë përsëri nëpër sheshet dhe rrugët e Bullgarisë”.

Me 137 zëra “po”,1 “kundër” dhe 99 “të abstenuar” Iva Miteva nga “Ka një popull të tillë” përsëri u zgjodh kryetare e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor. Në fjalimin e saj ajo tha se“duhet të mbajmë mend se për çfarë jemi të zgjedhur dhe të kryejmë zotërimet e ndërmarra ndaj qytetarëve.”

Në të hyrë në parlament presidenti Rumen Radev tha se detyra më e rëndësishme është formimi i një kabineti të rregullt dhe nuk do të vonojë procedurën mbi dhënien e mandatit. Kurse kryeministri i përkohshëm teknik Stefan Janev nuk përjashtoi mundësinë që ministra nga qeveria e tij të bëhen pjesë nga kabineti i rregullt.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Saga politike bullgare e përkthyer për të huajt

Shkëmbimi i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit në krye të shtetit, i rënë dakord 9 muaj më parë, mund të jetë në prag të dështimit. I ashtuquajturi rotacion midis kryeministrit në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe zëvendës kryeministres Maria Gabriel..

botuar më 24-03-22 12.41.MD
Ne duam të kemi një qeveri, çështja është se si ta marrim kthesën pas asaj që u tha nga të dyja palët - tha lideri i GERB-it Bojko Borisov

Falja është mënyra për të vazhduar negociatat për një qeveri bullgare

Bullgaria po kalon një moment të vështirë politik, në të cilin duhet të bëhet rotacioni i parë në qeverisje në historinë tonë, i rënë dakord 9 muaj më parë kur u formua kabineti i kryesuar nga Nikollaj Denkov. Përfaqësuesja e forcës së parë parlamentare..

botuar më 24-03-20 11.32.PD
Radko Vllajkov

Shkëlqesia e Tij Radko Vllajkov: Marrëdhëniet bullgaro-rumune duhet të zhvillohen me shpejtësi evropiane

Nga shkurti i vitit 2022 Shkëlqesia e Tij Radko Vllajkov është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Rumani. Ai ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme nga viti 1994 deri në vitin 2001. Ndër misionet dhe..

botuar më 24-03-20 7.20.PD