Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi aventuresk pritet që të rikuperohet më shpejt

Bullgaria ofron mundësi të shumta për kërkuesit e përjetimeve frymëzuese

Foto: arkiv

Deri më 4 vjet më shpejt nga e pritura do të rivendoset industria e turizmit aventuresk në krahasim me atë masiv. Kjo prognozë është e regjistruar në një raport të Organizatës Botërore për Turizmin Aventuresk.

Turizmi aventuresk është i lidhur me natyrën, me veprimtaritë sportive dhe turistike dhe përjetimet kulturore. Ai praktikohet në grupe më të vogla njerëzish. Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore janë destinacionet të cilat rivendosen më shpejt për shkak të numrit të të mbijetuarve të koronavirusit dhe të vaksinuarit kundër tij, ve në dukje Gergana Nikollova, drejtoresh regjionale për Evropën dhe Azinë Qendrore në Organizatën Botërore për Turizëmin Aventuresk. Veprimtaritë më të kërkuara mes natyrës janë të lidhura me shëtitje dhe turizëm çiklistik në të gjitha format e tij.

“Një pjesë e madhe nga turistët të cilët kërkojnë aventura janë njerëz në moshën mbi 50 vjeç të cilët janë ose në lulëzim të karrierës së tyre, ose tanimë kanë  më shumë të ardhura. Qëllimi i tyre është që të investojnë në shëndetin e vet dhe ndajnë më shumë para për pushime dhe udhëtime. Turisti i cili preferon aventurat le një kontribut më të madh financiar në një destinacion, mbase rreth 65% nga kjo të cilën ai e shpenzon gjatë kohës së një udhëtimi mbetet në destinacion”, sqaroi ajo.

Një interes të forcuar të udhëtimeve aventureske ka dhe mes bullgarëve - drejt vrapimit malor, ngjitjes, kalërimit dhe sporte të tjera. Në një sërë vendesh të populluara organizohen dhe gara për amatorë. Kjo sqarohet me nevojat  e njeriut nga qyteti, thotë Ljubomir Popivanov nga Shoqata e Udhëzuesve Malorë. Ka një kthim të turistëve të huaj  tek ne nga Franca dhe Gjermania.

“Tani po priten po kështu dhe turistë spanjoll dhe po kështu dhe turistë holandezë. Shpresoj se si tërësi dhe turistët e vendeve të tjera, të cilët e pëlqejnë Bullgarinë dhe malet, fshatrat dhe ushqimin tonë, po kështu të kthehen”.  

Një ide për një përjetim aventuresk në Bullgarinë Veriore ne jep publikimi “Turizmi aventuresk në rajonin e qytetit Nikopoll buzë lumit Danub”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD