Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ketë shumicë solide për formimin e qeverisë së re?

Foto: arkiv

Pika kontakti mbi disa çështje kryesore politike dhe udhëzime për veprim – kështu më shkurtimisht mund të përshkruhen konsultimet e mbajtura gjatë fundjavës midis partisë “Ka një popull të tillë” dhe partive të prezantuara parlamentare, me përjashtim të partisë GERB. Emra konkretë për kryeministër dhe ministra në kabinetin e ardhshëm nuk janë shqyrtuar me asnjë nga forcat politike. Dhe gjithsesi pyetje për përbërjen e tij nuk kanë munguar. Kjo u bë e qartë nga një intervistë e bashkëkryetarit të “Bullgarisë Demokratike” Atanas Atanasov për Radion Kombëtare Bullgare:

“Nuk ka sesi të japim paraprakisht përkrahje për personalitetet. Kuptohet se ata e kanë rëndësinë e vet dhe partnerët nga “Ka një popull të tillë” na deklaruan se për një kohë të mjaftueshme para se të futet në parlament stafi qeveritar, do të kemi mundësinë të njihemi me të nominuarit dhe nëse kemi ndonjë vërejtje, do të jemi në gjendje t'i deklarojmë ato. Kështu bëhet në botën e qytetëruar.

Sa për sjelljen e udhëheqjes dhe të deputetëve të “Ka një popull të tillë”, deri në këtë moment ata vazhdojnë të dëshmojnë  "qëndrimin e tyre kundër sistemit"  dhe të mbrojnë tezën e shprehur nga zëvendës-kryetari i partisë Toshko Jordanov - “Asnjë prej nesh nuk ka dëshirë që as partia GERB as Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë të marrin pjesë në ndonjë mënyrë në kabinet”. U dëshmua se  partia po i kryen premtimet e veta dhe kur pranoi  për të marrë një subvencion në shumën prej 1 levë për një votë. Nga ana tjetër, frikat se përbërja e qeverisë së re do të shpallet përsëri në televizion nuk janë të pabazuara, por tërheqja e shpejt e projekt-kabinetit të parë tregoi se arsyeja e shëndoshë akoma mbizotëron tek lideri i partisë. Por gjithsesi: 

“Sllavi Trifonov dhe njerëzit e tij duhet të kuptojnë se arsimi i mirë dhe zotërimi i gjuhëve të huaja nuk mjafton, që të jesh një drejtues i mirë - vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare historiani dhe politikan profesori Dimitër Lluxhev. Në praktikën demokratike botërore ka dhe dy kritere të tjera shumë të rëndësishme të përzgjedhjes - njëri është karriera profesionale, kurse tjetri biografia shoqërore, me fjalë të tjera çfarë ke bërë në dobi të shoqërisë.”

Prognozat e “Ka një popull të tillë” janë se përbërja e qeverisë do të jetë gati deri në fund të javës. Pavarësisht nga horizonti, me të cilin ajo do të formohet, bartësit e mandatit përballen me një numër problemesh në pritje të zgjidhjeve që janë shtyrë për vite me radhë:

“Duhet të kryhen ato gjëra, të cilat mbajnë një efekt negativ politik - është kategorike Vesisllava Tançeva, eksperte në komunikimet politike. Ajo, e cila i rezon qeveritë, janë reformat e thella. E shikoni se çfarë ndodh dhe gjatë provës edhe më të vogël të preken interesat e një klase të caktuar. Ky është problemi i madh i këtij parlamenti, por mbase dhe i atij të ardhshëm. Drejtuesit do të duhet të ngarkohen me përgjegjësinë të kryejnë gjëra, të cilat votuesve të tyre nuk do t’u pëlqejnë.”

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Exacta": GERB-SDS kryeson me 10% ndaj PP-DB, DPS është e treta

25,9% e bullgarëve që kanë deklaruar se do të votonin në zgjedhjet parlamentare të 9 qershorit kanë thënë se do të votonin për GERB-SDS, 16% për PP-DB, 14% për Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), 13,8% për “Vëzrazhdane”, 9,6%. - për Partinë..

botuar më 24-04-29 4.35.MD

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD