Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përmes vështrimit të Tatjanës nga Sllovakia është një shtëpi e përmbushur me shumë bukuri dhe dashuri

4
Foto: arkiv

Ndjenja për sukses, pavarësisht se ku është vendosur njeriu, vjen nga përkrahja dhe komunikimi me njerëzit - me shokët ose kolegët, por dhe nga fakti të gjendesh në vendin tënd në punë, të ndihesh i kënaqur nga arritjet e tua. Kur të gjitha këto kushte janë në dukje, mund ta quash veten se je një njeri i suksesshëm, pavarësisht se në cilën pjesë të botës jeton. Në këtë mënyrë suksesi për një vajzë nga Sllovakia vjen me vendosjen e saj përgjithmonë në Bullgari. Ajo quhet Tatjana Rehmova dhe ndihet tek ne si në shtëpinë e saj, e gjen vendin tonë si shumë të bukur, kurse bullgarët - njerëz shumë të përzemërt dhe me ndjenja miqësore ndaj të huajve. Ajo është e pasionuar fortë pas detit bullgar, i cili sipas fjalëve të saj është forca më e madhe tërheqëse për njerëz si ajo, të cilët janë rritur “pa det”. Ajo ka lindur në një qytet të vogël në Sllovakinë Veriore - Namestovo, që gjendet në mal, në afërsi me kufirin me Poloninë. Pasi përfundon arsimin e saj të mesëm në atdheun e saj, ajo fillon të mësojë për mësuese, por ëndrra e saj ka qenë të bëhet përkthyese në gjuhë të huaja. Pikërisht kjo ëndërr e shpie në Angli, ku shkon për të përmirësuar gjuhën angleze:

“Pas muajve të parë, aty më pëlqeu shumë dhe vendosa të mbetem që të mësojë PR dhe komunikime. Në ishull u njoha dhe me shokun tim Stanisllav, student nga Bullgaria. Rreth tij fillova të interesohem nga vendi juaj, sepse ai gjithmonë thoshte se do që të kthehet pas diplomimit të vet. Derisa jetonim në Angli shpesh mblidheshim me bullgarë të shumtë. Ata mundoheshin të flisnin gjuhën angleze, që të mund t’i kuptojë, por pas kësaj vazhdonin dhe kalonin në gjuhën bullgare. Kështu që nga fjala në fjalë, pak nga pak unë e mësova gjuhën. Pas kësaj pata vështirësi dhe me shkrimin, sepse ne nuk shkruajmë në cirilikë në Sllovaki. Në Angli qenë vite të mira, por aty as njerëzit as natyra më pëlqejnë kështu si në Bullgari.”

Kur vijnë me Stanisllavin në Bullgari, Tatjana fillon punë në një kompani bullgare në Sofje. Aty ajo punon kryesisht me të huaj dhe nuk i nevojitet të përdorë gjuhën bullgare. Fillon të mësojë rregullat kryesore në gramatikën dhe drejtshkrimin bullgar, kur shkon në një organizatë joqeveritare dy vjet më vonë. E ndihmon Stanisllavi dhe ajo ka sukses, pa shkuar fare nëpër kurse dhe mësime gjuhësore:

“Në Sofje jeta është interesante, vazhdimisht ka ngjarje. Unë ndihem shumë mirë këtu, gëzohem se gjeta një ambient me miq të vërtetë, diçka që nuk do të ndodhte kurrë në Angli. Në Sllovaki është e gjithë familja ime, aty më pëlqen që të kthehem shpesh, por tani nuk mund ta përfytyroj veten që të jetoj aty. E ndiej se vendi im  është në Bullgari. Më tepër nga të gjitha e pëlqej detin tuaj. Ai më bën të ndihem e lumtur dhe e qetë, më jep një forcë dhe energji të shumta kur jam afër tij. Unë i dua shumë dhe bullgarët. Akoma përpara se të vendosemi të jetojmë këtu, e shikoja sesa shokë që ka Stanisllavi në Bullgari. Bullgarët janë si sllovakët, prandaj kur fillova të jetoj në Sofje unë nuk përjetova një tronditje kulturore. Njerëzit të cilët i takoj janë gjithmonë shumë të përzemërt, shumë të denjë dhe me ambicie të mëdha”.  

Tatjana mundet të gjejë mjedisin e saj këtu, që e motivon dhe e shtyn të ndihet mirë. “Nuk dua që të dalë nga rrethi i këtyre njerëzve të shkëlqyer”, është kategorike ajo. Kuptohet se  ka akoma shkaqe të tjera të shumta, për shkak të të cilave i pëlqen dhe e preferon Bullgarinë. Mes tyre është dhe natyra jonë - majat e larta, burimet minerale dhe pasuritë natyrore:

“Madje, unë e doja më shumë sesa Stanisllavi që të kthehemi në Bullgari. Luhateshim midis Sofjes dhe Vjenës, sepse është më afër Sllovakisë, por në fund të fundit zgjedhja ime pati epërsi. Së shpejti nisemi për në qytetin Sozopoll, ky është vendi më i preferuar prej meje në det. Po vë re se bullgarët e duan shumë dhe e respektojnë malin dhe me këtë po kështu më mësoi Bullgaria. “

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD