Verë, ledhatim, “bosa nova” dhe vallëzim, melankoli të gërshetuar me një fllad detar....këto janë gjithë asociacione të cilat mund t’i bëjë njeriu derisa dëgjon “Temenuzhena” (Vjollce) - albumi i ri i Mirosllava Kacarovës. “Temenuzhena” është dhe një nga titujt në koleksion, emër i cili të kujton butësinë femërore dhe lirikën të cilat i mbartin tekstet e këngëve.
“Shkaku që të hyj në studio ishte improvizuar, nuk ishte planifikuar - tregon këngëtarja e njohur e xhazit në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë. Si një “fryt” i izolimit, në të cilin u ndodhëm u mblodhën ide të shumta, gjëra të shumta për tu thënë. Izolimi nuk është diçka jo karakteristike për mua. Ai është një periudhë e zakonshëm në jetën time, së cilës i nënshtrohem vetë, me zgjedhjen time. Momente të tilla për mua janë kreative dhe të frytshme. Por tani situata ishte e ndryshme dhe mund të them se më solli më tepër shqetësim. Kur erdhi koha që të bëjmë koncertin tonë të parë gjatë kësaj pranvere, më 25 mars, ne investuam shumë punë, që të realizohet. Në skenë duhej të jem me një kuartet me tela dhe me trion e xhazit Miroslav Turijski (piano), Veselin Veselinov-Eko (bas) dhe Mlladen Dimitrov (bateri). Por, mjerisht mbyllja e radhës pengoi që koncerti të realizohet. Propozova të hyjmë në studio, në të njëjtën përbërje dhe të incizojmë nëntë këngë prej autori, ku dy prej tyre janë shumë mirë të njohura nga publiku, por tani janë me aranzhime të reja. Këto janë “Si në pikturë të Chagall “, të krijuar nga Rumen Toskov-Rupeto, një pianist i shkëlqyer i xhazit dhe shok, i cili tanimë nuk është midis nesh. Pjesa tjetër është “Rrugët e verës” të Veselin Veselinov-Eko. Mund të them se albumi “Temenuzhena” është një version fare i ri i vetës sime si një estetikë muzikore sepse më zbuloi për herë të radhës idenë se kufijtë midis gjinive fillojnë sikurse të “zbehen”. Në “Temenuzhena” Mirosllava këndon në gjuhën bullgare. Ajo është dhe autore e teksteve. Përjashtim bën vetëm kompozicioni i njohur i Antonio Karlos Zhobim “Ujërat e marsit” që është në përkthim të Zornica Hristovës. Që të gjitha aranzhimet janë vepër e Mirosllav Turijskit, me të cilin këngëtarja punon aktivisht gjatë viteve të fundit. Në incizimet marrin pjesë akoma Hristo Minçev - bas, Vlladimir Kërparov –saksofon , Nikollaj Karageorgiev - kitarë, Angell Djullgerov - kitarë. Albumi përfundon me “Unë jam ti” - këngë bonos nga DJ Mlladen Dimitrov. Këtë këngë Mirosllava Kacarova e këndon në duet me artisten Margarita Gosheva, e cila është dhe bashkautore në shkrimin e tekstit.
“Temenuzhena” është i krijuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës. Që më 8 qershor albumi është në hapësirën online, kurse gjatë verës dhe vjeshtës, Mirosllava Kacarova, bashkë me muzikantët të cilët kanë marrë pjesë në të, do ta prezantojnë në skena të ndryshme tek ne.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..