Pas disa ditësh në Terminalin 2 në Aeroportin e Sofjes do të hapë dyer një laborator i specializuar Covid. Të gjithë kalimtarët do të mund të bëjnë test PCR, test të shpejtë të antigjenit dhe teste të tjera. Testi PCR do të jetë gati brenda 2 orësh, ndërsa ai i antigjenit – në kuadrin e 20 minutave, njoftoi Aeroporti i Sofjes. Për sigurinë e pasagjerëve, Aeroporti i Sofjes tashmë është certifikuar nga Këshilli i Aeroportit Ndërkombëtar (ACI World dhe ACI Europe) me shkallën më të lartë të punës në kushtet e koronavirusit.
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..