Nën këtë moto gjatë fundjavës së tanishme organizohet shëtitja e radhës jo tradicionale e qytetit Stara Zagora. Pikënisja është Qendra e Informacionit Turistik. Para atyre që duan të shëtisin në të kaluarën do të hapen faqe të panjohura të historisë të lidhura me personalitete dhe ngjarje interesante vendore. Pjesëmarrësit në shëtitjen do të lexojnë letra dhe kartolina të padërguara, të shkruara më shumë se një shekull më parë. Do të njihen edhe me momente argëtuese nga traditat dhe nga e përditshmja e banorëve të qytetit të cilët jetuan më shumë se 100 vjet më parë. Cicerone edhe gjatë kësaj jave do të jetë studiuesja e qytetit dhe doktoreshë e antropologjisë sociale Marija Sllavçeva, e cila do të zbulojë histori emocionuese dhe të patreguara për qytetin Stara Zagora.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..
Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..