Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshat janë ruajtur shtëpi autentike me arkitekturën tipike të Stranxhës që nga shekulli 18 – 19

Të humbur në kohë – fshati Brëshljan në Stranxha

Foto: Veneta Nikollova

Fshati Brëshljan nuk ndryshon, në dallim të shumë vendeve të tjera në Bullgari ku betoni ka asgjësuar autenticitetin e tyre.

Brëshljan është më i gjallëruar verën. Atëherë shumica e turistëve vijnë nga brigjet e afërta të Detit të Zi për një udhëtim ditor. Disa të tjerë qëndrojnë në shtëpitë turistike gjatë fundjavës. Për nga pamja e jashtme këto shtëpi nuk ndryshojnë nga shtëpitë tipike prej druri të rajonit të Stranxhës, por nga brenda ato ofrojnë të gjitha komoditetet.

Shtëpitë e Stranxhës janë dykatëshe dhe jashtëzakonisht të gjata. Përveç kësaj ato janë ndërtuar pa themel – janë gërmuar direkt në tokë. Kati i parë është një mur solid prej guri me trarë druri, që të jetë rezistent ndaj tërmeteve. Kati i dytë është i veshur me dërrasa lisi, të montuara me mjeshtëri njëra në tjetrën pa asnjë gozhdë.

“Shtatë nga shtëpitë janë shpallur monumente kulture, mes tyre është edhe ajo e gjyshes sime. Ato janë fotografuar nga dikasteri për trashëgiminë kulturore dhe ne nuk kemi të drejtën të ndryshojmë asgjë. Ideja është që të ruhet ky fshat i bukur etnografik në stilin e tij origjinal dhe kjo është arsyeja se pse edhe shtëpitë e reja janë ndërtuar në këtë mënyrë " - thotë Donka Ivanova, e cila i çon turistët në shtëpinë etnografike - muze të Brëshljanit dhe prezanton detaje kurioze të jetës së paraardhësve të saj.

Donka na tregoi se dikur vajzat në fshat janë veshur me rroba të errëta dhe të ashpra, që të mos i vjedhin turqit. Në dhomën e ndenjes në katin e dytë mund të shihet një pajisje prej druri në të cilën i kanë vendosur foshnjat që të mos bien në vatër. Vetëm në Brëshljan shtëpitë kanë disponuar një korridor të jashtëm - një tarracë të mbuluar, në fund të së cilës ka një tualet - një komoditet i madh në ato kohë të vështira.

Që duke hyrë në Brëshljan po shohim kishën e vjetër “Shën Dhimitri” me shkollën pranë saj, që është kthyer në muze.

Këtu, në vitin 1871, mësuesi Petër Kiprillov ka filluar të mësojë nxënësit e tij - vetëm djem nga mosha 9 deri në 13 vjeç. Trajnimi ka zgjatur dy vjet. “Viti i parë ka qenë i detyrueshëm për të gjithë, ndërsa ai i dytë, sipas dëshirës së nxënësve. Të mbaruarit kursin mësimor kanë pasur mundësinë të bëhen priftërinj” – na tregoi banorja vendase Stanka Bukleva.

Këtë verë për shkak të epidemisë së koronavirusit ka më pak mysafirë në Brëshljan. Mungojnë kryesisht grupet e huaja të organizuara. Sidoqoftë, dy herë në javë këtu mbërrijnë britanikë, francezë dhe rusë nga vendpushimet bregdetare aty pranë. Atraksioni më i madh janë ndejat e gjysheve vendase në oborrin e një prej shtëpive etnografike. Ato i përshëndesin të veshura me kostume popullore, këngë dhe daulle. Demonstrojnë endje, krehje leshi, tregojnë historiinteresante dhe në fund të gjithë kapen në një valle të bukur.

Mund të mësoni më shumë për fshatin përrallor Brëshljan dhe banorët e tij po të klikoni tek videoja më poshtë, ku mund të shihni ndejën e famshme të gjysheve vendase.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto dhe video: Veneta Nikollova

Më shumë nga rubrika

Varna tërheq entuziastët e biçikletave malore me 14 itinerare

Tifozët e biçikletave malore tani mund të shtojnë ndaj itinerareve të tyre të dashura akoma14 rrugë të reja, të cilat gjenden në faqen turistike të Bashkisë së qytetit Varna . Ato janë me gjatësi të ndryshme dhe nivel të ndryshëm të..

botuar më 21-10-23 7.15.PD

Burgas bëhet pjesë e festivaleve kulinare "Kuzhina e Detit të Zi"

Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja..

botuar më 21-10-23 6.05.PD
Malin Bistrin

Biznesi turistik është i shqetësuar për të panjohurën para stinës së dimrit

Pronarët e hoteleve alarmuan për anulime masive të rezervimeve pas vendisjes së masave të reja anti-epidemike. Ka edhe staf që largohet. Për shkak të nivelit të ulët të vaksinimeve, ka një rënie të interesit të turistëve të huaj për Bullgarinë si..

botuar më 21-10-22 11.26.PD