Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria nisi një kontrollim të çmimeve rekord të larta të energjisë elektrike

Foto: Pixabay

Prokuroria e specializuar po fillon një kontrollim të çmimeve rekord të larta të energjisë elektrike në bursë. Javën e kaluar, organizatat e punëdhënësve i dërguan një letër kryeministrit Stefan Janev duke kërkuar veprime urgjente mbi çmimet e energjisë elektrike. Në gusht, çmimi i energjisë elektrike në bursë në segmentin “Ditë përpara” madje tejkaloi 400 leva (205 euro).

Prokurori mbikëqyrës kërkoi dokumente dhe informacione nga institucione të ndryshme si Ministria e Energjisë, Holdingu Bullgar i Energjisë dhe Bursa e Pavarur Bullgare e Energjisë. Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare gjithashtu duhet të ndërmarrë inspektime.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët janë të ndarë për idenë e një kufiri të çmimeve

Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..

botuar më 25-02-07 4.27.MD
Tomisllav Donçev

Zëvendëskryeministri Donçev pret zero financim për këstin e dytë të Planit për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë

Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..

botuar më 25-02-07 1.43.MD

Bullgaria rrit importin e punëtorëve nga jashtë

Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..

botuar më 25-02-07 12.04.MD