Kisha Ortodokse Bullgare kremton sot Fjetjen e Shën Ivan (Joan) Rillski. Festa shënohet në ditën e përvjetorit të vdekjes së shenjtorit. I nderuari Ivan Rillski lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino në malin Osogovska. Ai jetoi në kohën e Princit Boris dhe birit të tij Vlladimir, Mbretit Simeon dhe birit të tij Petër - një kohë e përhapjes së gjerë të krishterimit në kufijtë e Bullgarisë. Si adoleshent, ai dëshironte t’i përkushtohej shërbimit të Zotit dhe hyri në një manastir. Mirpo, më vonë u largua nga manastiri dhe brodhi shumë kënde. Në një moment ai u vendos në Rilla ku themeloi Manastirin e Rilës. Në fund të jetës së tij, shenjtori iu përkushtua vetmisë dhe lutjes. U nda nga jeta në vitin 946 dhe u varros në kishën e vogël të Manastirit të Rilës. Rreth 980 u kanonizua shenjtor.
Pjesë e trashëgimisë që marrin bullgarët prej tij është “Testamenti i Shën Ivan Rilskit”. “Mos kërkoni të qëndroni në krye dhe të udhëhiqni, por mbani mend Atë që tha: “Kush dëshiron të jetë i pari midis jush, le të jetë skllav i të gjithëve.” Zgjidhni mentorët tuaj dhe caktoni si krerë ata që Zoti ju ka treguar, domethënë njerëz që dëshmohen nga të gjithë për ndjekjet e tyre shpirtërore, dhe që janë më të lartë se të gjithë në arsyen dhe aftësinë dalluese shpirtërore, dhe që janë në gjendje të kullosin mirë dhe të pëlqyer nga Zoti kopenë që iu besua nëpër kullotat e devotshmërisë”, shkroi shenjtori në testamentin e tij.
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..