Shanset për formimin e një qeverie janë të mëdha nëse "Ka një popull të tillë" (ITN) merr pjesë në negociata, tha deputeti nga "Bullgaria Demokratike" (DB) Ivajllo Mirçev për BNR. Për këtë qëllim, nevojitet një marrëveshje koalicioni në mënyrë që GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbeten larg pushtetit dhe të përcaktohen përparësitë dhe afatet.
"Dhe, natyrisht, duhet të ketë një ftesë për ministrat e suksesshëm nga qeveria e përkohshme," shtoi ai, duke shprehur shpresën se partia ITN do të kapërcejë rezervat e saj në këtë drejtim. Sidoqoftë, kreu i partisë Sllavi Trifonov njoftoi ditë më parë se deputetët e tij mbeten në opozitë.
Ivajllo Mirçev është i bindur se nëse mandati i tretë shkon në Partinë Sociliste Bullgare (BSP), DB nuk do të mbështesë qeverinë e krahut të majtë.Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 miliardë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..