Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni për Buxhetin miratoi azhurnimin e buxhetit në leximin e parë

| rinovuar më 21-08-24 5.59.MD
Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Komisioni për Buxhetin në Parlament miratoi në leximin e parë azhurnimin e buxhetit të shtetit. U miratuan gjithashtu azhurnimet e buxheteve të Arkës së Sigurimeve Shëndetësore dhe të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore. Përditësimi parashikon që deri në fund të vitit buxheti të marrë 1 miliard euro më shumë se të ardhurat e planifikuara, nga të cilat 900 milion euro janë të destinuara për më shumë shpenzime. Shumat për pagesat sociale, përfshirë pensionistët, janë rritur. Rishikimi i buxhetit përfshin gjithashtu 215 milion euro në ndihmë shtesë të biznesit, më shumë se 165 milion euro më shumë për shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Ende nuk dihet se sa është parashikuar për përballimin e presionit të migrantëve.

Më herët sot, liderja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova ftoi partitë parlamentare "Ka një popull të tillë", "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngrihu. BG! Ne po vijmë" për bisedime mbi azhurnimin e buxhetit. Ninova bëri thirrje “për të gëlltitur” xhelozinë dhe pretendimet e partive për udhëheqjen e vendit dhe për të rënë dakord për rritjen e të ardhurave, përfshirë rillogaritjen e pensioneve, blerjen e ilaçeve të nevojshme për spitalet dhe pagimin e mjekëve të linjës së parë, për masat kompensuese për ekonominë, për ndihmën ndaj strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për mbrojtjen e kufijve nga emigrantët ilegalë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD