Këngëtari i operës me famë botërore Placido Domingo do të jetë një mik i posaçëm i forumit të parë ndërkombëtar, “Kultura dhe biznesi - bashkë në botën digjitale”, i cili do të zhvillohet më 30 gusht në Sofje. Forumi prezanton mundësitë e reja për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Ngjarja është nën egjidën e fushatës “Çudirat e Bullgarisë” dhe organizatës më e madhe joqeveritare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore “Evropa Nostra”, kryetar nderi i së cilës është Maestro Placido Domingo.
Placido Domingo ndodhet në Bullgari për koncertin e madh më 31 gusht, përpara kishës-katedrale “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet, në të cilin do të këndojë me primën bullgare Sonja Jonçeva. Të dy do të këndojnë arie dhe duete nga opera të njohura, nën shoqërimin e Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Najden Todorov. Ngjarja do të transmetohet live nëpër të gjithë botën.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..