Në kuadër të bashkëpunimit evropian policia bullgare arrestoi dhe i dorëzoi Greqisë dy bullgarë të kërkuar - një baba dhe një djalë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal për trafikim emigrantësh. Akuza e ngritur ndaj tyre nga pala greke është organizimi i trafikimit të emigrantëve nga kufiri me Turqinë në Selanik për 2500 euro për një person.
Hetimi vërtetoi se janë bërë të paktën 56 transferime të më shumë se 350 emigrantëve. Fitimi për trafikantët është midis 700 mijë dhe një milion euro. Operacioni për të thyer kanalin u drejtua nga Europol me pjesëmarrjen e policisë në Greqi, Bullgari dhe Hungari. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Greqi Katja Peeva.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..