Grupi parlamentar i Bullgarisë Demokratike nuk u paraqit në takimin e planifikuar për sot me Partinë Socialiste Bullgare /BSP/ në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti me mandatin e tretë. Duke shpjeguar motivet, bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov tha për BNR se ky mandat është i dënuar.
Pas marrjes së mandatit, BSP donte të fillonte konsultimet për formimin e një kabineti me të ashtuquajturat “parti të ndryshimit”. Pas takimit me të parën prej tyre - "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" u bë e qartë se ajo nuk do t'i mbështesë socialistët. Për të nesërmen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" /ITN/. Po priten edhe bisedimet e BSP-së me organizatat e punëdhënësve në lidhje me prioritetet të cilat të merren parasysh në punën e qeverisë së ardhshme dhe në lidhje me azhurnimin e buxhetit.E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..