Filmi portugez i regjisorit Mario Barrosos “Kodi moral” (Ordem Moral) fitoi Çmimin e Madh “Afrodita e Artë” në edicionin e 29 -të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dashuria është çmenduri”, i cili mbyllet sonte në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në Varna, transmetoi BNR Varna.
Çmimin për rolin më të mirë mashkullor e merr Thomas Jorria për rolin e tij në “Adhurimi” (ADORATION), ndërsa për rolin femër Magali Sollier në “Shenjtorja e së pamundurës” (THE SAINT OF THE IMPOSSIBLE).
Festivali “Dashuria është çmenduri” u themelua në vitin 1993. Programi i tij përfshin filma të zgjedhur të dy viteve të fundit, që trajtojnë temën e dashurisë.
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..