Ekipi kombëtar bullgar i volejbollit regjistroi një fitore dramatike në pesë sete kundër skuadrës mikpritëse të Çekisë në ndeshjen e parë serioze në Kampionatin Evropian të Burrave. Volejbollistët bullgarë fituan setin e parë, por pas kësaj lejuan që çekët të fitojnë në dy setet e tjera. Në setin katërt bullgarët treguan se janë më të mirët dhe e barazuan lojën. Në trajbrekun volejbollistët bullgarë treguan se janë më të mirat dhe e mbyllën me 15:11.
Bullgarët kanë 5 pika në grupin B. Sot luajnë kundër ekipit të Italisë.
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...
Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilat shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..