Të mërkurën retë do të grisen, në mënyrë të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore. Aty në disa vende do të bjerë shi të dobët. Temperaturat maksimale do të jenë midis 20 - 25 gradë, në Sofje deri në 20 gradë.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të fryjë një erë mesatare deri e fortë verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 21 gradë në kepin verior Shablla deri në 23 gradë në jug. Temperatura e ujit të detit do të jetë 23 -24 gradë. Valat e detit do të jenë 3-4 ballë.
Mbi male retë do të jenë të rëndësishme dhe në disa vende në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet do të bjerë shi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë 15 gradë, në 2000 metra deri në 8 gradë. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 14 gradë, dhe në Bansko dhe Smoljan deri në 17-18 gradë.
Të enjten dhe të premten retë do të mbeten. Të premten në rajonet lindore dhe malet do të bien shi, kryesisht të lehta. Do të mbetet e ftohtë për fillimin e shtatorit me temperatura maksimale deri në 25 gradë.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..