Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17 shtatori – Dita e Sofjes

Përse të gjitha rrugët në një lagje të Sofjes mbajnë emrat e qyteteve bullgare

4
Foto: Desisllava Semkovska

Më 3 prill 1879 Sofja u shpall kryeqyteti i Bullgarisë. Festa e qytetit, emërtuar kishës “Shën Sofia” është më 17 shtator, kur Kisha Ortodokse feston Shën Dëshmoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria. Besnike me moton e saj “Rritet por nuk plaket”, me kalimin e viteve kryeqyteti kthehet në një qytet modern evropian. 

Interesant është zgjerimi i saj në perëndim në fillim të shekullit të 20. Duke shpëtuar nga tmerret e viteve të trazuara midis kryengritjes së Ilindenit dhe nënshkrimit të Traktatit të Neuillyt (1903-1920), këtu filluan të vendosen refugjatë nga Maqedonia, Edreneja, Krahinat Perëndimore dhe Trakia Veriore.  

Përveç tyre, rajoni strehon dhe emigrantë ekonomikë të cilët kërkojnë punë dhe jetesë në qytetin e madh, kryesisht nga Radomiri, Pernik dhe Kjustendill (Bullgaria Perëndimore) të cilët lëvizin me lehtësi deri në stacionin hekurudhor i cili gjendet aty pranë “Zaharna fabrika”/Fabrika e Sheqerit/ dhe i japin frymë dhe jetë vendit, i cili deri atëherë gjendet jashtë kufijve të Sofjes. Është kureshtare se të gjitha rrugët e populluara me këta emigrantë, më vonë do të emërtohen me emrat e qyteteve bullgare.  

“Ata vendosen në këtë pjesë të lagjes aty diku pas viteve 1918-1919. Fillojnë të ndërtojnë shtëpi primitive. Ideja ka qenë e tillë: ndërtohet një shtëpi e vogël ose dhomë dhe në kuadrin e njëzetekatër orëve ajo është dashur që të ketë çati. Sepse në ditën tjetër, kur të vijnë autoritetet komunale dhe ndërtesa nuk ka çati, ajo shkatërrohet dhe duhet filluar nga e para. Pasi shtëpia të legalizohet, shtohen dhe dhoma të tjera. Një variant tjetër ka qenë në shtëpi të ketë bebe - të porsalindur ose grua me barrë. Atëherë kanë bërë përjashtim dhe kanë dhënë një tolerancë për njëzetekatër orë të tjera. Kjo është dhe arsyeja, përse njerëzit kanë arritur të ndërtojnë shtëpi mundësisht sa më të vogla me përpjekje të përbashkëta, sepse janë shpërngulur dhe të afërmit e tyre, vëllezërit, familje të tjera, fise të tëra”- tregon hollësira interesante për hallet e para Rubinka Mileva, bibliotekare në Vatrën e Kulturës “Gjeorgji Stojkov Rakovski - 1925”.  

Rubinka Mileva

Sot, rrugët me emrat e qyteteve bullgare gjenden në kompleksin e banimit “Sveta Troica” /“Trinia e Shenjtë”/ dhe formojnë një zonë trapezoid. Në hartat e ruajtura të vjetra të Sofjes vihet re se rrugët me emrat e qyteteve bullgare kanë qenë 23, sot kanë mbetur 13 - Plovdiv, Vidin, Orjahovo, Mellnik, Varna, Trën, Kazanllëk, Burgas, Ruse, Jamboll, Petriç, Vraca dhe Hvojna. Nga harta moderne zhduken disa rrugë - Dupnica, Elena, Radomir, Pazarxhik, Lloveç, Çirpan, Sevlievo, Berkovica, Nevrokop kurse rruga Kjustendill riemërohet në Trën. 

Një informacion shtesë jep “Udhëzuesi për Sofjen” i botuar gjatë vitit 1935, në të cilin rrugët janë të renditura sipas alfabetit dhe tashmë janë të pranishme me emrat e tyre të qyteteve.  

“Në asnjë rast emrat e rrugëve nuk janë të lidhura me të ardhurit nga ndonjë qytet konkret - nënvizon Rubinka Mileva.- Kur bisedova ma banuesit më të moshuar të lagjes ata më thanë se, kanë dëgjuar nga prindërit e tyre se përpara vitit 1925, rrugët nuk kanë pasur emra, por vetëm një numërim të brendshëm. Emrat e qyteteve paraqiten për herë të parë në Planin e Sofjes nga viti 1928. Por përse është vendosur pikërisht kështu, asnjë nuk mundi të më përgjigjet, nuk jam ndeshur dhe nëpër dokumente një informacion të tillë. Duket thjesht është marrë një vendim nga ana e bashkisë për këtë lagje të re, kaotike, pa numra, pa  shenja, duke u rritur vazhdimisht në periferinë perëndimore të Sofjes, për t’u formësuar në këtë mënyrë ”. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Desisllava Semkovska, bgmaps.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD