Bullgaria do të vazhdojë të punojë për një OKB efektive, të përgatitur për të përmbushur nevojat e njerëzimit në shekullin XXI, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një video-fjalim para pjesëmarrësve në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme, që po mbahet në Nju Jork.
"Sfidat globale të pashembullta kërkojnë që të gjitha vendet të mbështesin veprime më efektive dhe të koordinuara nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. "Diplomacia shumëpalëshe është çelësi për të ardhmen tonë të përbashkët dhe nuk ka alternativë," tha Presidenti Radev. Ai vuri në dukje nevojën për rritjen e nivelit të sigurisë së zinxhirëve të furnizimit, të infrastrukturës kritike, rrjeteve të energjisë, dhe të gatishmërisë në raste pandemish dhe fatkeqësish natyrore. Si anëtare e BE -së, Bullgaria mbështet veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për vendime të qëndrueshme për refugjatët nga Afganistani dhe përkrahjen për vendet që strehojnë një numër të madh prej tyre, tha Radev.Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe të deputetëve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor për të afërmit e qytetarëve amerikanë..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..