Kreu i partisë GERB Bojko Borisov tha se ai e ka kërkuar personalisht dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit Elen Gerxhikov. Dje, Gerxhikov, i cili ka mbajtur postin për gati 10 vjet, njoftoi se po jep dorëheqjen për arsye personale.
Sot, në një takim me aktivistët e GERB në Plovdiv, ish-Kryeministri Borisov tha se Gerxhikov nuk e kryen mirë punën dhe "i ka lënë këshilltarët bashkiakë të ndjekin një karrierë në kurrizin e GERB".
Borisov është gjithashtu i pakënaqur me faktin se këshilltarët bashkiakë nga GERB nuk reaguan ndaj deklaratës së nismës "Shpëto Sofjen" se transporti publik i kryeqytetit do të falimentojë për shkak të menaxhimit të keq të kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..