Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetari i Këshillit të Kryeqytetit ka dhënë dorëheqje me kërkesë të Bojko Borisovit

Elen Gerxhikov
Foto: Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit

Kreu i partisë GERB Bojko Borisov tha se ai e ka kërkuar personalisht dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit Elen Gerxhikov. Dje, Gerxhikov, i cili ka mbajtur postin për gati 10 vjet, njoftoi se po jep dorëheqjen për arsye personale.

Sot, në një takim me aktivistët e GERB në Plovdiv, ish-Kryeministri Borisov tha se Gerxhikov nuk e kryen mirë punën dhe "i ka lënë këshilltarët bashkiakë të ndjekin një karrierë në kurrizin e GERB".

Borisov është gjithashtu i pakënaqur me faktin se këshilltarët bashkiakë nga GERB nuk reaguan ndaj deklaratës së nismës "Shpëto Sofjen" se transporti publik i kryeqytetit do të falimentojë për shkak të menaxhimit të keq të kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD