Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit..