Gjithnjë e më pak diploma bullgare për studime jashtë vendit po certifikohen, njoftoi Ministria e Arsimit. 1536 të diplomuar në vitin e kaluar shkollor kanë marrë një apostille për arsim të mesëm. Janë certifikuar gjithsej 2652 dokumente bashke me të diplomuarit në vite të kaluara. Në vitin 2020 ato kanë qenë gjithsej 3678, kurse në vitin 2019 u legalizuan 4683 diploma.
Tendenca e uljes së numrit të të rinjve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit është për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, pandemisë Covid-19 dhe rënies së numrit të maturantëve.
Në vitin 2021, Gjermania, Greqia dhe Italia ishin më të preferuarat për të studiuar, ndërsa në 2020 vendet më të preferuara nga bullgarët ishin Gjermania, Greqia dhe Britania e Madhe.Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..