Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shkollë bashkiake e nivelit evropian mirëpret nxënësit në Berkovica

Foto: berkovitsa.bg

Fëmijë të lumtur dhe të etur për dije - kjo është ëndrra e çdo prindi dhe mësuesi në vendin tonë. Është mjaft e mundur të "infektoheni" me këtë entuziazëm nëse e gjeni veten në shkollën bashkiake "Nikolla Jonkov Vapcarov" në Berkovica. Dizajni i dhomave të klasës është vepër e një studioje bullgare të specializuar në formimin e dizajnit të qendrave të ndryshme sociale.

Sipas krijuesve të saj Violetka Sllavova dhe Maria Stajnova, mjedisi mësimor duhet të dizajnohet sipas nevojave të nxënësve dhe mësuesve të tyre, duke përdorur sa më shumë resurset në dispozicion të shkollës.

Maria Stajnova dhe Violetka Sllavova

Në vitin 2018 dy vajzat fituan konkursin për arkitektë të rinj "Shkollat ​​e së Ardhmes" për shkak të idesë së tyre për ndërtimin e një Qendre për Shkenca Natyrore dhe Sipërmarrje. 

Vizioni i projektit të tyre u pëlqye nga menaxhmenti i shkollës dhe prej andej ata kërkuan nga arkitektet që ta realizojnë atë në Berkovica, në mënyrë që ta kthejnë arsimin në një festë për nxënësit e tyre nga klasa I deri në VII.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Më 16 nëntor festojmë Ditën e Tolerancës - bota është plot ngjyra, prandaj është e bukur!

Sot, 16 nëntor, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës. “Toleranca është respekti, pranimi dhe vlerësimi i shumëllojshmërisë së pasur të kulturave të botës sonë”, thuhet në Deklaratën për Tolerancën miratuar nga UNESCO. Sot studentët nga..

botuar më 21-11-16 6.05.PD
Maria Cvetkova

Maria Cvetkova nga Bazeli i Zvicrës: "Këtë herë ka shpresë"

Bullgarët në Zvicër votojnë për president dhe për parlament në 12 qendra votimi të shpërndara në të gjithë vendin. Në Bazel dita e zgjedhjeve po shkon normalisht, mësojmë nga bashkatdhetarja jonë Maria Cvetkova. Prej shumë vitesh ajo jeton në..

botuar më 21-11-14 5.32.MD

Në fshatin Glluhar njerëzit janë të lodhur nga zgjedhjet, por votojnë me shpresën se do të kthehen të rinjtë nga jashtë

Njerëzit në fshatin e vogël Glluhar (Bullgari Jugore) kanë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj zgjedhjeve të ardhshme, të tretat për këtë vit. Por ata nuk besojnë se ndryshimi për një jetë më të mirë varet nga ato. Të gjithë janë të mendimit se..

botuar më 21-11-14 10.15.PD